Ndërlidhjet

BRUKSEL


"Vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me udhëtim të gjatë e të vështirë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mirëpo BE-ja do t'i mbajë dyert e hapura", tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olli Rehn. Ai tha se Shqipëria, Bosnje Hercegovina dhe Serbia e Mali i Zi duhet të tregohen serioze në reformat politike dhe ekonomike nëse duan t'i bashkohen BE-së.
"Nuk duhet të krijojmë pritje false. Anëtarësimi i tyre është disa vite larg" tha Rehn, në konferencën për Ballkanin, e organizuar në Bruksel, nga organizata "Miqtë e Evropës".
Rehn gjithashtu kërkoi nga këto vende që të luajnë rol konstruktiv në bisedimet për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG