Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian do të duhej të fillonte përgatitjet për mundësinë që ta marrë kontrollin në fushë të policisë nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, shkruan në një raport që do t'u paraqitet Ministrave të jashtëm të BE-së, të hënën e ardhshme. Siç informon agjencia Reuters, në këtë raport, të përpiluar nga zyrtarët e lartë evropianë, Javier Solana e Olli Rehn, thuhet se "BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë në polici, në sundim të ligjit dhe në disa fusha të ekonomisë". "Prania e ardhshme ndërkombëtare pas UNMIKU-ut, nuk do të jetë EUMIK", thuhet në raport, duke hedhur poshtë mundësinë që misioni aktual i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, eventualisht, të zëvendësohet me ndonjë mision të ardhshëm të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG