Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se Irani paraqet "kërcënim real" dhe i ripërsëriti akuzat e tij se vendi i përket "boshtit të së keqes".
Në një intervistë për televizionin amerikan FOX, Bush shprehu shqetësime lidhur me komentet e presidentit të Iranit për shkatërrimin e Izraelit dhe për ambicjet bërthamore të Teheranit.
Ndërkohë, zëdhënësi i departamentit të shtetit Sean McCormack i quajti "të dënueshme" deklaratat e fundit të presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad, i cili tha se Hollokausti i hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore ishte mit dhe pretekst për krijimin e Izraelit në botën myslimane.
XS
SM
MD
LG