Ndërlidhjet

VJENË


Zyrtarët në vendlindjen e Arnold Shvarcenegerit, në qytetin austriak të Gracit, ia kanë hequr stadiumit emrin e tij. Ky vendim erdhi pasi Shvarceneger, në cilësinë e guvernatorit të Kalifornisë ka lejuar ekzekutimin e një të dënuari me vdekje.
Dënimi me vdekje është hequr në shumicën e vendeve evropiane, por ekziston në një numër shtetesh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por Shvarceneger i ka kthyer Gracit dhe unazën e nderit që iu dha pas fitores në zgjedhjet në Kaliforni, pasi aktivistët në vendlindjen e tij kishin protestuar ndaj ekzekutimit të lejuar nga Shvarceneger.
XS
SM
MD
LG