Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ushtria izraelite e ka shpallur një Zonë të re të sigurisë në Rripin e Gazës, me qëllim që t'i pengojë sulmet e militantëve me raketa.
Këtë deklaratë e ka dënuar ndërkaq, presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas. Duke folur para reporterëve në Ramallah, ai ka thënë se Izraeli nuk ka të drejtë të kthehet në Rripin e Gazës.
"Kjo çështje nuk ka nevojë për përgjigje, por duhet të dënohet. Izraeli e ka lëshuar Rripin e Gazës dhe nuk ka të drejtë të kthehet. Ata nuk duhet të krijojnë ndonjë shkas, madje as me raketat, të cilat, unë i dënoj", ka thënë Abbas.
XS
SM
MD
LG