Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe liderë irakianë kanë kërkuar sot nga Kombet e Bashkuara që të dërgojnë një ekip këshilltarësh në Irak për përgaditjën e zgjedhjeve ose për të paraqitur alternativa për krijimin e qeverisë së re të Irakut. Sekretari i përgjithshëm i KB, Kofi Anan, pas takimit ka thënë se ai ende nuk e ka caktuar një ekip të tillë prandaj diskutimet e mëtejshme janë të domosdoshme."Përfaqsuesit e Këshillit qeverisës dhe të Autoritetit të Përkohshëm të Koalicionit kanë shprehur një dëshirë të fortë që KB do të duhej të dërgonin një mision teknik në Irak për këshillim lidhur me zgjedhjet brenda disa muajve të ardhshëm dhe për alternativat e mundshme"-ka thënë sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan. Duke folur në një konferencë për shtyp, pas takimit me Kofi Anan, dhe kërkesën e paraqitur për dërgimin e ekipit këshilldhënës në Irak, administratori amerikan i Irakut,Pol Bremer tha se"sekretari i përgjithshëm u pajtua që këtë kërkesë ta shqyrtojë tejet seriozisht.Mendoj se do të shohim se si dhe kur ky ekip do të arrijë. Mendoj se të gjithë ne duhet të jemi të inkurajuar për mënyrën e hapur me të cilën sekretari i përgjithshëm e pranoi kërkesën tonë", ka thënë administratori amerikan i Irakut Pol Bremer.
XS
SM
MD
LG