Ndërlidhjet

KERRY PO PARAQITET SI KRYESUES I DEMOKRATËVE PAS FITORES NË NJU HEMPSHIR


Jeffrey Donovan, Uashington Senatori nga Masaçusetsi, John Kerry po udhëheq në garën e kandidatëve demokratë për president të Shteteve të Bashkuara, pasi mbrëmë vonë fitoi më së shumti vota në Nju Hempshir. Kjo është fitorja e dytë e senatorit Kerry në zgjedhjet për kandidatin demokrat, që në nëntor të këtij viti do të ballafaqohet me presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, George Bush.

Pas fitores së tij, zoti Kerry u shpreh se e do Nju Hempshirin dhe Ajovën, ndërsa përkrahësit u shprehën e ata e adminrojnë kandidatin e tyre.
Në Nju Hempshir, John Kerry fitoi 39% të votave.
Ja se si e vlerëson analisti Patrick Basham nga instituti kato suksesin e fundit të zotit Keri:
- Kjo është një fitore shumë e madhe për John Kerryn. Ajo e bën atë kryesues të garës për të parën herë. Ai tash është personi që fiton.

Por, ai thotë se, para senatorit Kerry ende është një rrugë e gjatë, pasi, së paku tre kandidatët e tjerë, ende janë në këtë garë. Ish guvernatori i Vermontit, Howard Dean doli i dyti duke fituar 25% të votave, ish komandanti suprem i Natos, Wesley Clarku i treti me 13%, ndërsa në pozitën e katër u plasua senatori John Edwards me 12% të votave.

Duke folur për gjasët e kandidatëve që u plasuan në pozitat 3 e 4, analisti Basham thotë:
- Ende mbetet një garë me tre, e ndoshta edhe me katër kandidatë, pasi si gjeneral Clarku ashtu edhe John Edwards, deri në një masë, mund ta përballojnë Nju Hempshirin, për shkak se forca e tyre është në rundet e ardhshme të këtyre zgjedhjeve.

Rezultatin e tij të mbrëmshëm, Howard Dean e vlerësoi si të nivelit të triumfit pas paraqitjes së dobët në rundin e parë në Ajova.
Për dallim nga fjalimi i pazakonshëm në Ajova, ai mbrëmë ishte më i matur:
- Populli i Nju Hempshirit ka kërkuar ndërrim, ndërrim real. Ne mund ta ndryshojmë Amerikën dhe ne do ta bëjmë këtë. Ne përsëri do të kemi vende pune në Amerikë. Ne do ti bashkohemi secilit vend tjetër të industrializuar në botë dhe do të kemi sigurim shëndetësor për të gjithë amerikanët.

Gjatë disa javëve të fundit u paraqitën dyshime serioze lidhur me aftësinë e zotit Dean që eventualisht ta mund presidentin aktual George Bush, që në hulumtimet e opinionit i jepet pozitë e lartë në çështjen e terrorizmit dhe në sigurinë kombëtare. Në këtë aspekt, votuesit duket se po konsiderojnë se për këtë arsye John Kerry ka më tepër gjasë për tu ballafaquar me presidentin Bush. Hulumtimet e fundit të opinionit të kryeara nga revista Newsweek treguan se Kerry do të arrinte fitore fitore kundër Bushit me 49 ndaj 46 % në një votim hipotetik. Zoti Kerry po e sulmon politikën e Bushit për Irakun por qytetarëve të shtresave të mesme amerikane po u dërgon mesazhe të brengosjes lidhur me mungesën e vendeve të punës, për kujdesin shëndetësor dhe për ambientin. Në këtë aspekt ai e kishte këtë porosi për Shtëpinë e Bardhë, që sipas tij, është bërë shtëpi e interesave speciale:
- Ne po vijmë, ju po shkoni dhe keni kujdes që të mos goditeni nga dera gjatë largimit tuaj.

Analistët thanë se ish komandanti i Natos Wesley Clark dhe senatori Jozeph Lieberman ishin humbës të mëdhenjë në Nju Hempshir. Zoti Clark e ka kriitikuar fuqishëm luftën në Irak duke e cilësuar si një shkëputje nga lufta kundër terrorizmit. Në këtë aspekt, ai tha, amerikanët duan një president që ka gatishmëri të ballafaqohet me "me kërcënimet reale të Osama bin Ladenit dhe të al – Kaidës".
XS
SM
MD
LG