Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori amerikan John Kerry e ka përforcuar pozitën e tij në krye të kandidatëve demokratë që do ta sfidojnë presidentin George Bush.
Kerry fitoi në garat e demokratëve në shtetet Missouri, Delaware, Arizona, Dakota e Veriut dhe New Mexico.
"Tani në gjithë pjesët e vendit do ta shtyjmë përpara fushatën dhe kauzën për një Amerikë më të fuqishme, më të drejtë dhe më përparimtare. Asgjë nuk do të na falin. Do të garojmë gjithkund, dhe në Nëntor, do ta mundim George Bushin", tha Kerry.
Senatori John Edwards fitoi në shtetin Carolina e Jugut, ndërsa gjenerali në pension Wesley Clarke në shtetin Oklahoma.
Senatori Joseph Lieberman u tërhoq nga gara e mëtejme, pasi nuk fitoi në asnjë shtet.
XS
SM
MD
LG