Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e UNMIK-ut ka arrestuar katër persona mëngjesin e sotëm, në një operacion të mbështetur nga KFOR-i.
Arrestimet janë bërë në rajonin e Prizrenit dhe të Prishtinës, dhe të arrestuarit akuzohen për vepra të rënda përfshi dhe atë të vrasjes së shqiptarëve, kanë bërë të ditur burimet e policisë ndërkombëtare në Kosovë.
Të gjithë të arrestuarit janë anëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
"Arrestimi i disa pjesëtarëve të TMK-së, të dyshuar se kanë kryer krime serioze duhet parë si veprim i organeve për zbatim të ligjit ndaj individëve dhe kurrsesi si damkosje të institucionit të rëndësishëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës", thuhet në një deklaratë të kryetarit Ibrahim Rugova.
Edhe kryeministri Rexhepi këmëbngul në trajtimin indvidual të këtyre rasteve pa implikuar TMK-në.
XS
SM
MD
LG