Ndërlidhjet

BRUKSEL


Në takimin e nivelit të lartë të organizatave hebreje dhe Bashkimit Evropian, kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi pranoi se në Evropë ka "mbeturina historike të antisemitizmit", por mohoi se antisemitizmi ka formë të organizuar.
"Sot nuk jemi këtu t'i gjykojmë krimet e popujve në kontinentet tjera, por të flasim për Evropën dhe ta shohim realitetin në sy", tha Prodi.
Ndërkaq fituesi i Çmimit Nobel për Paqe Eli Wiesel, tha se antisemitizmi megjithate është i pranishëm.
"Komunitetet hebreje në Evropë jetojnë në frikë. Diku frika është më e madhe, diku më e vogël, por frika është frikë", tha Wiesel.
XS
SM
MD
LG