Ndërlidhjet

PRAGË


Fituesja e çmimit Nobel për paqe Shirin Ebadi tha se "qeveritë islamike kanë dështuar në respektimin e të drejtave të gruas, dhe me këtë, po dështojnë në respektimin e vlerave demokratike".
Avokatja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, i bëri këto vërejtje në Gjenevë me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.
Ndërkohë, Amnesti International, sot e filloi fushatën për t'i dhënë fund dhunës kundër gruas. Sekretarja e përgjithshme e organizatës, Irene Khan tha se dhuna kundër gruas ndodh gjithkund, pavarsisht nga shtresat apo fetë, dhe ka të bëjë me mosndëshkimin dhe pabarazinë, me shtypjen dhe paragjykimin.
XS
SM
MD
LG