Ndërlidhjet

RIAD


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka biseduar me homologun e tij të Arabisë Saudite, Princin Saud al Faisal, rreth zhvillimeve në Irak, luftës kundër terrorizmit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut.
"Ne jemi të shqetësuar për ata të cilët nuk lejohen të shprehin mendimet e tyre në mënyrë të hapur dhe demokratike. Ne kishim një bisedë të hapur rreth kësaj cështje. Jam i kënaqur nga përgjigjja e homologut saudit dhe nga fakti se disa nga personat e arrestuar për shprehjen e mendimit të lirë janë liruar", ka nënvizuar Powell, duke folur për gazetarët në Riad.
Powell ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë të imponojnë reformat e parapara në nismën për demokraci në Lindjen e Mesme, duke shtuar se reformat duhet të nisin nga brenda rajonit.
XS
SM
MD
LG