Ndërlidhjet

MADRID


Grupi i armatosur separatist i baskëve, ETA ka thënë se është i gatshëm për dialog me qeverinë e re spanjolle për t'i dhënë fund dhunës që ka kapluar vendin e baskëve për 36 vjet. Në një deklaratë të lëshuar përmes gazetës baske Gara, ETA ka ftuar kryeministrin e sapozgjedhur spanjoll Jose Luis Rodrigez Zapatero që të bëjë gjeste të forta dhe kurajoze për paqen. Oferta e ETA-s vjen pak më shumë se një javë pas terrrorit me bomba në Madrid, që la pas vetes më shumë se 200 të vrarë, ndërkohë që ETA ka mohuar të jetë përgjegjëse për bombat, të cilat tani duken të kenë qenë vepër e terroristëve islamikë.
Mirëpo, në reagimet e para, socialistët kanë thënë se nuk duan të komunikojnë me ETA-n dhe se oferta e tyre nuk është e vlefshme, pasi vjen nga një grup terrorist.
XS
SM
MD
LG