Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ka qëndruar gjatë ditës në Prishtinë, nënsekretari amerikan i Shtetit për cështje politike, Marc Grossman. Zoti Grossman, i cili vizitoi Kosovën, pas trazirave të 17 marsit tha se Kosova duhet të ecë në rrugën e plotësimit të standardeve, derisa dha mesazhe të qarta se dhuna nuk guxon të përsëritet në të ardhmen.
Grossman është takuar me përfaqësuesit më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë, derisa ka vecuar se ka ardhur për të mbështetur kryeministrin Bajram Rexhepi në përpjekjet e tij për ndaljen e dhunës dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara.
"Përgjegjësit për viktimat, plagosjet, shkatërrimet duhet të kapen dhe të sillen para drejtësisë", tha Grossman, për të shtuar se gjatë javës do të përcillet plani për zbatimin e standardeve.
Nënsekretari amerikan i Shtetit ka nënvizuar se "për të vazhduar përpara, të gjithë duhet ta ndryshojmë mënyrën dhe punën tonë".
Grossman është larguar nga Kosova dhe ka udhëtuar drejt Beogradit.
XS
SM
MD
LG