Ndërlidhjet

SHTYRJA E STATUSIT E KEQJA MË E VOGËL


James Dobbins

Shpërthimi i fundit i dhunës etnike në Kosovë ka futur bashkësinë ndërkombëtare në një proces reflektimi. Një eksperiment fisnik për një Kosovë shumë-etnike ka përfundur me dështim. Qeveritë evropiane po rishohin qasjen e tyre, derisa bisedat rreth ndarjes së Kosovës po fitojnë terren.
Vendimi i bashkësisë ndërkombëtare në fund të luftës në Kosovë në vitin '99, për të shtyrë për një kohë të pacaktuar vendimin mbi statusin përfundimtar të Kosovës, nuk u bë mbi bazën e bindjeve naive se zgjatja e pasigurisë do të përmirësonte mardhëniet ndëretnike.
Është e qartë vazhdon shkrimi se kosovarët nuk do të lejojnë asnjëherë që të rikthehen në pushtetin e Beogradit. Ishte e qartë atëherë, ashtu sic është edhe tani, se dështimi i bashkësisë ndërkombëtare për ta kuptuar këtë fakt vetëm sa do t'i rrisë tensionet etnike në Kosovë. Dhe kjo lidhet me atë se kjo situatë mban gjallë shpresat e serbëve për të sunduar sërish në të ardhmen, dhe njëherësh bën që shqiptarët të shohin cdo serb të mbetur, si pretekst për një pushtim të ardhshëm.
Atëherë, bashkësia ndërkombëtare i druhej faktit se njohja e pavarësisë së Kosovës do të nxiste tendencat e ndarjes në Maqedoni, Bosnjë apo në atë cfarë ka mbetur nga Jugosllavia, si dhe do të ishte shkak për forcimin e nacionalizmit serb. Ky i fundit nuk do të linte asnjë shpresë për demokratizimin e Serbisë.
Por sot rajoni ka nisur përpjekjet drejt integrimit në Bashkimin Evropian, derisa bashkësia ndërkombëtare ka blerë 5 vjet kohë në paqe në Kosovë.
Kjo politikë ka dhënë frute, por si cdo politike e ngritur mbi disa rreziqe, vecanërisht pas dhunës së fundit në Kosovë, këto llogari politike duhen riparë.
Me kohën mundësitë e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për të mbajtur trupa në Kosovë janë kufizuar. Vëmendja amerikane tashmë është e përqëndruar në Irak, Afganistan, madje dhe në Haiti. Ndërkaq durimi i kosovarëve lidhur me statusin po arrin fundin, cfarë mund të destabilizojë rajonin.
Nga kjo gjendje dy variante dalin: I pari është pavarësi për gjithë Kosovën, me zona të sigurta për pakicën serbe, cfarë do kërkojë mbajtjen edhe për një kohë të ushtarëve të NATO-s. Dhe i dyti është ndarja e Kosovës dhe bashkangjitja Serbisë e territoreve ku jetojnë serbët. Por që ky variant i fundit të jetë minimalisht i pranueshëm për shqiptarët, atëherë duhet që Kosovës t'i bashkangjitet Lugina e Preshevës.
Kosova shumëetnike duket projekt-afatgjatë, por i tillë që mund të ecë përpara vetëm pasi të vendoset statusi dhe procesi mbikqyret nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo do ishte më e mirë për popullin e Kosovës, shqiptarë e serbë, por sërish bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë përgjegjësinë që kjo të mos vijë me një cmim që do ta paguante gjithë rajoni.
Sot baraspesha është e ndryshme nga ajo e vitit 1999. Kosova është disi më mirë e përgatitur për vetqeverisje. Edhe rajoni është më i përgatitur për të ecur drejt zhvillimit. Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë më pak në gjendje që të drejtojnë në Kosovë. Është kundër realitetit të sotëm që të zbatohen projekte, thjesht pse janë me kosto të ulët.

International Herald Tribune
XS
SM
MD
LG