Ndërlidhjet

NAXHAF


Së paku njëzet njerëz janë vrarë sot në qytetin Najaf të Irakut dhe 100 të tjerë janë plagosur, në një shkëmbim zjarri që ka shpërthyer ndërmjet protestuesve dhe forcave spanjolle. Katër nga të vrarët janë ushtarë nga El-Salvadori që ishin nën komandën spanjolle.
Administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer lidhur me protesat ka thënë se "një grup njerëzish në Najaf e kapërcyen linjën dhe kaluan në dhunë. Kjo nuk do të lejohet, as nga forcat e koalicionit, as nga populli i Irakut dhe as nga forcat irakiene të sigurisë, ka thënë Bremer.
Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Mustafa al Jakubit, që thuhet të jetë arrestuar nga forcat spanjolle për nxitje të dhunës kundër trupave të koalicionit. Është bërë e ditur se një zëdhënës i al-Jakubit ka ftuar protestuesit që t'i japin fund gjakderdhjes.
XS
SM
MD
LG