Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot raportohet për një situatë konfuze në qytetin Falluxha nlë Irak. Më herët gjatë ditës, administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer shpalli suspenduimin e përkohshëm të operacioneve ushtarake amerikane në Falluxha. Me këtë rast ai tha:
- Sot në mesditë forcat e koalicionit kanë inicuar nhjë suspendim të një-anshëm të operacioneve ofesnive në Falluxha me qëllim që të mbahen takime ndërmjet anëtarëve të Këshillit qeverisës të Irakut, liderëve të Falluxhës dhe liderëve të forcave anti-koalicion. Kjo bëhet me qëllim që të mundësohet furnizimi plotësues dhe që banorët e të kujdesen për të plagosurit dhe të vdekurit.

Por pak kohë pas shpalljes së zotit Bremer, koloneli amerikan, Brennan Byrne tha se urdhëri për suspendim është tërhequr. Më vonë deklarata e kolonelit Byrne u kundërshtua nga një gjeneral amerikan.
XS
SM
MD
LG