Ndërlidhjet

SEUL


Qeveria e Koresë së Jugut tha se do të promovojë ndihma ndërkombëtare për Korenë e Veriut, që t'i ndihmojë vendit t'ia dalë mbanë pas shpërthimit të trenit, ku sipas Kryqit të Kuq u vranë 54 njerëz ndërsa rreth 1.250 u plagosën.
Në Uashington, Departamenti i Shtetit gjithashtu shprehu gatishmëri t'u ndihmojë viktimave.
"Gjithmonë kemi qenë të gatshëm t'i ndihmojmë popullit të Koresë së Veriut, por nuk jam i njohur mirë me situatën për të ditur nëse ndihma mund të jetë e nevojshme", tha zëdhënësi Richard Boucher.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG