Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Një helikopter izraelit e ka sulmuar radio stacionin Al-Aqsa, të afërt me grupin militant palestinez Hamas.
Sulmi nga ajri u krye pas vrasjes së një gruaje hebreje dhe 4 fëmijëve të saj, në kohën që Partia Likud mbante referendum për ta mbështetur planin kontraverz të kryeministrit Ariel Sharon, të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, për tërheqjen nga Gaza.
Këshilltari i Sharonit, Raanan Gissin për sulmin i fajësoi politikat e liderit palestinez Yasser Arafat.
"Edhe një herë, sulmi brutal i vrasjes së nënës dhe 4 fëmijëve, ndodhi sepse Arafati nuk çan kokën, as për palestinezët, as për izraelitët. Ai kujdeset vetëm për ta vazhduar strategjinë e terrorit", tha Gissin.
Sharon ndërkaq tha se sulmi kishte për qëllim ta sabotojë planin e tij që votohej sot.
XS
SM
MD
LG