Mbrëmë në Kombet e Bashkuara është publikuar raporti i rregullt i sekretarit të përgjithshëm, Kofi Annan, për punën e UNMIK-ut në Kosovë. Në raport thuhet se dhuna e marsit paraqet një hap mbrapa në stabilizimin dhe në normalizimin e gjendjes në Kosovë. Në raport shkruan se valës së dhunës i paraprinë incidenti i plagosjes së një të riu serb në Çagllavicë ndërsa një ditë më vonë "së paku dy fëmijë shqiptarë" ishin mbytur në një lumë. "Rrethanat në të cilat ndodhi kjo fatkeqësi ende nuk janë zbuluar" – shkruan pos tjerash në raportin e sekretarit Anan. Ky raport pritet të jetë bazë për debat në Këshillin e Sigurimit që pritet të mbahet më 11 maj.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.