Ndërlidhjet

LONDËR


Ministrat e qeverisë britanike u janë nënshtruar presioneve pasi u bë e ditur se në muajin shkurt, Kryqi i Kuq i kishte njoftuar me akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve irakienë nga trupat britanike.
Zëdhënësi i kryeministrit tha se ishin ndërmarrë aksione pas njoftimeve të Kryqit të Kuq, por nuk i bëri publike detajet.
Partia Konservatore i bëri thirrje qeverisë të zbulojë gjithçka rreth akuzave, dhe kërkoi prononcimin e sekretarit të Mbrojtjes Geoff Hoon.
Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara, presidenti George Bush u zotua të hetohen deri në fund të gjitha abuzimet e të burgosurve irakienë.
XS
SM
MD
LG