Ndërlidhjet

BAGDAD


Shefi i këshillit qeverisës të Irakut të emëruar nga amerikanët, Abdul Zahra Othman Mohammad, i njohur edhe si Izzedin Salim është vrarë sot nga shpërthimi i një bombe në Bagdad. Ai ishte në mesin e së paku nëntë pesonave që humbën jetën kur bomba shkatërroi tri vetura që po prisnin në radhë në një postbllok në kampin kryesor të forcave amerikane.
Gjenerali Mark Kimmit ka thënë se siç dukej shpërthimi ishte kryer nga një sulm vetëvrasës me autobombë.
Izzedin Salim është anëtari i dytë i këshillit qeverisës që është vrarë që nga themelimi në korrik të vitit të shkuar.
Shef i ri i këshillit Qeverisës është zgjedhur Ajil Yawer. "Ky akt i ndyrë i terrorit i ka shkaktuar humbje të madhe popullit irakien dhe aspiratave të tyre, por vëllezërit e martirit Salim nuk do ta ndalin marshin të cilit Salim ia kushtoi jetën e tij", tha Yawer.
XS
SM
MD
LG