Ndërlidhjet

SREBRENICA


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte, ka vizituar memorialin kushtuar viktimave të Srebrenicës, së bashku me 50 të afërme të viktimave. Familjet e viktimave kanë kërkuar nga kryeprokuroja Del Ponte të krijojë një njësi vullnetarësh që do merren me kapjen e dy personave që kryesojnë listën e të akuzuarve nga kjo gjykatë, Ratko Mlladic e Radovan Karaxhiq.
Ndërkaq kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar për mediat vendore se bashkëpunmi me Gjykatën e Hagës është i nevojshëm për integrimin evropian të Serbisë. Koshtunica ka shtuar se në këtë drejtim do bëhen hapa konkrete pas zgjedhjeve presidenciale serbe të qershorit.
XS
SM
MD
LG