Ndërlidhjet

JERUSALEM


Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje një palestinez në rrethana të dyshimta në Bregun Perëndimor.
Burime palestineze thanë se ushtarët e kanë vrarë djaloshin kur të rinj palestinezë kishin hedhur gurë ndaj trupave izraelite në Nablus, pas funeralit të tre militantëve të vrarë në sulmet e djeshme izraelite.
Ndërkohë në Ankara, kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i tërhoqi vërejtjen qeverisë izraelite për trajtimin e rëndë të palestinezëve, duke thënë se kjo vetëm do ta nxitë anti-semitizmin në botë.
"Ne nuk kemi problem me popullin izraelit, por për fat të keq, aksionet e fundit të administratës së Izraelit e kanë shtuar anti-semitizmin në botë. Ne e kemi identifikuar anti-semitizmin si krim kundër njerëzimit, dhe pikëpamjet tona nuk kanë ndryshuar", tha Erdogan, i cili kohë më parë e akuzoi qeverinë e Sharonit se bën terror shtetëror kundër palestinezëve.
XS
SM
MD
LG