Ndërlidhjet

PRAGË/UASHINGTON


Në shumë qendra botërore është dënuar vrasja me heqje koke e jugkoreanit Kim Sun Ill, nga militantët islamikë në Irak. Zyrtarë qeveritarë në Japoni dhe në Australi kanë përshëndetur refuzimin e presidentit të Koresë Jugore, Roh Moo Hyun për ti plotësuar kërkesat e rrëmbyesve për tërheqjen e planeve për dërgimin e trupave në Irak. Lideri i lartë mysliman shiitë në Liban, Ajatollahu Mohamed Huesin Fadlallah ka vlerësuar se kjo vrasje ishte "brutale dhe barbare".
Duke e dënuar vrasjen e jugkoreanit Kim Sun Ill, presidenti amerikan, George Bush, pos tjerash, tha:
-Shpresoj se tash presidenti Roh do ta kuptoj se bota e lirë nuk mund të frikësohet nga aksioni brutal i këtyre barbarëve. Ata po përpiqen ta lëkundin besimin tonë, që ne të tërhiqemi dhe ata ti imponojnë botës vizionin e tyre të errët.
XS
SM
MD
LG