Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar sot se afro 20 luftëtarë të jashtëm janë vrarë në sulmet e djeshme në qytetin Falluxha të Irakut. Ushtria amerikane ka thënë se cak i sulmeve kishte qenë shtëpia që shfrytëzohej nga militantët e Abu Musab al-Zarqawit, që akuzohet për lidhshmëri me al-Qaidën, për organizimin e një vargu të sulmeve vetëvrasëse dhe për vrasjen e së paku dy personave të jashtëm të rrëmbyer. Poashtu sot është raportuar se al-Zarqawi, nëpërmjet të Internetit, është kërcënuar se do të bëhet atentat kundër kryeministrit të Irakut, Iyad Allawi. Agjencitë e lajmeve informojnë se nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur se zëri i paraqitur në incizimin në Internet ishte i al-Zarqawit.
XS
SM
MD
LG