Ndërlidhjet

PRAGË


Humbja e mbrëmshme dhe eliminimi nga Kampionati Evropian në futboll i Çekisë nga Greqia, në Pragë është përjetuar si tragjedi kombëtare.
Gazetat kryesore të këtij vendi kanë dalë me këta tituj: "Fundi i përrallës futbollistike çeke", "Fundi i Çekisë", "Disfatë e dhembshme" dhe tituj të ngjashëm.
Gazetat dhe analistët çekë thonë se fati nuk ishte në anën e tyre, ndërsa pjesërisht fajësojnë edhe referin italian Kolina, që sipas tyre ka anuar për Greqinë. Golashënuesi më i mirë i këtij kampionati Barosh ka deklaruar se fakti që ai është realizatori më i mirë nuk mund t'ia kompensojë dhembjen për humbjen. Ai tha se është i zhgënjyer pasi ekipi çek ka luajtur futboll të shkëlqyeshëm dhe tash duhet të shkojë në shtëpi.
XS
SM
MD
LG