Zijadin Gashi, Prishtinë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot amendamentet e propozuara nga komisioni parlamentar për ndryshimin e Kornizës Kushtetuese. Deputetët e pranishëm votuan për 38 amendamente, ndërsa 4 amendamente të tjera të prezantuara në dy alternativa, janë shtyrë për njërën nga seancat vijuese. Grupet parlamentare vlerësuan se ndryshimet kushtetuese janë larg aspiratave të Kosovës, pasi që qëllimi final sipas tyre është miratimi i Kushtetutës së Kosovës.
"Nuk ka asnjë votë kundër, janë tre abstenime, prandaj përfundoj që janë aprovuar të gjitha amendamentet e proceduara sot në Kornizën Kushtetuese. Ju faleminderit shumë".
Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci në momentin e miratimit të propozim-ndryshimeve.
Në fakt, deputetët shumicë siguruan votat e nevojshme për këto ndryshime, vetëm pasi ata hoqën dorë nga ndryshimi i amendamenteve që rregullojnë përfaqësimin e pakicave në Kuvend, pasi procedura parasheh dy-të tretat e votave, respektivisht 81 vota të deputetëve, për të proceduar me amendamentimin e këtij akti juridik.
Seanca e sotme, filloi me sqarimet e kryetarit të komisionit parlamentar për ndryshimet kushtetuese, Arsim Bajrami, njëherit dhe shef i grupit parlamentar të PDK-së, i cili tha se mandati i Kuvendit është që t’i propozojë këto ndryshime, kurse zbatimi i tyre, tha ai, mund të bëhet vetëm pasi që shefi i administratës ndërkombëtare do t’i ketë nënshkruar ato:
“Ka mjaft hapsirë dhe kohë që eventualisht çështjet kontestuese, derisa të dekretohet lejimi i këtyre amendamenteve, të zgjidhen në raport midis institucioneve të Kosovës dhe UNMIK-ut dhe jemi të vetëdijshëm që pas votimit, të sqarohen të gjitha çështjet kontestuese, në mënyrë që procesi i ndryshimit të jetë një proces i përbashkët, për shkak se vlerësojmë se ai është dhe në interes të UNMIK-ut në mënyrë që të përshpejtohet realizimi i Rezolutës 1244 dhe të përgatitet edhe zgjidhja finale e statusit të Kosovës”, tha Bajrami.
Ndërkohë Sabri Hamiti, shef i grupit parlamentar të LDK-së, tha se miratimi i këtyre amendamenteve është vetëm një fazë e zgjerimit të kapaciteteve vendore:
“Mendojmë që kjo është vetëm një fazë e mundësisë së marrjes së kapaciteteve qeverisëse të institucioneve të Kosovës, sepse ju e dini se qëndrimi ynë është që Kosova duhet të ketë Kushtetutë, dhe ne mendojmë që do ta ketë së shpejti”, pohoi Hamiti.
Mbështetjen ndryshimeve u ka dhënë dhe AAK-ja, përmes deputetit Bujar Dugolli.
Kurse përfaqësuesi i grupit të pakicave tjera, Gani Sadik, sqaroi se votat e komuniteteve, deputetët shumicë i siguruan, vetëm pasi që ata u premtuan komuniteteve me këto ndryshime nuk cenohen interesat e tyre.
Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej tyre 20 janë të rezervuara, 10 për serbët dhe po aq për pakicat tjera. Kështu që duke i ruajtur këto vende të rezervuara në Kuvend edhe pas ndryshimeve të sotme kushtetuese, komunitetet jo serbe u përcaktuan të votojnë për ndryshimet kushtetuese, tha deputeti turk, Gani Sadik:
“Ka tre vite që ne kemi votuar dhe jemi me juve. Nuk deshëm që të ndahemi tani, por besoj që zgjidhja u gjet. Ndoshta ishte edhe mosmarrëveshje dhe se ne jemi për Kushtetutë dhe nuk jemi duke e frenuar atë”, tha Sadik.
Kuvendi procedoi me miratimin një nga një të këtyre amendamenteve, përkundër kundërshtimit të Misionit të Kombeve të Bashkuara se nuk do t’i legjitimojë këto ndryshime.