Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon ka ftuar sot hebrenjtë në Francë që të largohen nga ky vend për t'ju shmangur valës së anti-semitizmit. Me këtë rast zoti Sharon ka thënë se "më duhet të them se qeveria e Francës po ndërmerrë hapa kundër kësaj dukurie". Agjencitë e lajmeve raportojnë se aktet anti-semite kundër shkollave, sinagogave dhe varrerzave të hebrenjëve, kanë shënuar ngritje gjatë periudhës së fundit, duke koinciduar me rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Për pjesën më të madhe të sulmeve janë fajësuar myslimanët.
XS
SM
MD
LG