Guardian, Londër
Organizuesit e Olimpiadës në Athinë e pranuan dje se deri tash janë shitur më pak se gjysma e afro 5.3 milionë biletave për këtë manifestim. Kjo gjë ka shtuar shqetësimet se sportistët do të garojnë pothuajse në stadiumet dhe arenat gjysmë të zbrazëta. Përkundër faktit se këto gara në Athinë do ti ndjekin edhe liderët botëror siç janë, Tony Blair, Jacques Chirak dhe ish presidenti amerikan George Bush, interesimi i vogël për bileta është shpjeguar me shqetësimet e vazhdueshme lidhur me sigurinë, me ekonominë ndërkombëtare në rënie dhe me vlerën e lartë të euros. Komiteti organizativ në Athinë dje pranoi se më se 3 milionë bileta ende duhet të shiten, duke shpallur se nga 1 mijë sosh janë dhënë në qarkullim më tepër për ceremoninë e hapjes dhe atë të mbylljes.
Çmimet e ngritura në mënyrë masive të dhomave për vendosje, ka raste kur ato janë ngritur për pesë herë krahasuar me çmimet normale, janë përmendur si shkaktarë, që shumë dashamirë të Olimpiadës ose i kanë kthyer biletat ose kanë refuzuar që ti blejnë ato. Në Shtetet e Bashkuara, prej nga tradicionalisht është numri më i madh i spektatorëve nëpër Olimpiada, njëra nga dy firmat që zyrtarisht janë zgjedhur për shitjen e biletave, pra kompania Cartan Tours, ka kumtuar javën e kaluar, se shitja e biletave në Amerikë aktualisht është më e ulët për 20% se sa shitja e biletave për Olimpiadën e kaluar në Sidnej.
Ndaj shkallës së ultë të shitjes së biletave, Qeveria greke ka reaguar me një fushatë masive propaganduese në media dhe nëpër rrugë. Në të shumtën e rasteve apelohet për krenarinë greke, që tash cilësohet si përvojë "për gjithë jetën", duke aluduar në faktin se Olimpiada i është kthyer vendit ku edhe ka lindur.
Sa i përketë sigurisë, një batalon i Natos i specializuar për çështjen e armatimit për shkatërrim në masë dje ka filluar të vendoset në Greqi. Janë shtuar edhe patrullimet në tokë, në ajër dhe në ujë. Përreth Athinës është vendosur sistemi i mbojtjes ajrore Patriot, i cili do ta sulmoj çdo aeroplan të dyshimtë mbi hapësirën ajrore të kryeqytetit. Në këtë aspekt, zëdhënësi grek për siguri, Lefteris Economou ka thënë se "jemi afër kompletimit të operacionit më të madh botëror të sigurisë". Ai mëtutje ka thënë se, gjatë javës së ardhshme, çdo gjë do të jetë në vendin e vet e poashtu edhe secili nga 70 mijë pjesëtarët e njësiteve të sigurisë. Por, me rritjen e masave të sigurisë, një numër në rritje i grekëve frikësohet se ata do ta paguajnë faturën për dekada. Këtë javë kryeministri grek Costas Karamanlis, ka vlerësuar se Athina kishte shpenzuar afro 1.2 miliardë euro për sigurinë e lojërave, që ishte për katër herë më e madhe se ajo që është shpenzuar në Sidnej, që organizoi lojërat verore Olimpike në vitin 2000.