Ndërlidhjet

KOMISIONI PARLAMENTAR PËR POLITIKA SOCIALE NUK MBLIDHET PREJ DY VJTËSH


Prej dy vitesh komisioni parlamentar për punë dhe politikë sociale nuk ka mbajtur asnjë mbledhje, pasi me
të filluar ato janë braktisur nga anëtarët maqedonas
në shenjë pakënaqësie ndaj kryetarit të komisionit
Iljaz Halimi, i cili mbledhjet i ka hapur në gjuhën
shqipe.
“Kjo eshte e vetmja arsye pse ky komision sot
e kësaj dite nuk funksionon sic funksionojnë edhe
komsionet e tjera”, tha Iljaz Halimi, kryetar i
Komisionit nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare
në opozitë. Ai këtë qëndrim thotë se e mbështet në
ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjen kornizë, sipas
së cilës gjuhë zyrtare përvec maqedonishtes është edhe
gjuha shqipe.
“Shumë qartë e definon neni tre i rregullores së punës së Parlamentit po ashtu edhe alineja dy e amandamentit pesë të Kushtetutës ku thuhet se gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë është edhe ajo gjuhë të cilën e flasim me shumë se 20 përqind e popullatës”, thotë Halimi për "Evropa e Lirë".
Por zyrtarët maqedonas kanë vlerësuar se rregullorja
mbi punimet e kuvendit qartë përkufizon të drejtën e
përdorimit të gjuhës shqipe. Të njëjtin mendim kanë
edhe ekspertët maqedonas për cështje juridike.




"Është mëse e qartë se kryetarët e komisioneve dhe
nënkryetari shqiptar i Kuvendit mbledhjet duhet t’i
udhëheqin në gjuhën maqedonase, e cila edhe është gjuhë zyrtare në vend. Ata janë zgjedhur nga shumica
parlamentare dhe duhet të respektojnë këtë fakt. Vetëm
anëtarët shqiptarë të komisioneve dhe deputetët mund
të përdorin gjuhën shqipe", tha ekspertja për
cështje juridike, Tanja Karakamisheva.
Partitë politike në pushtet Bashkimi Demokratik për
Integrim, Lidhja Socialdemokrate dhe Partia
Liberal-Demokrate problemin me përdorimin e gjuhës
shqipe në seanca plenare dhe komisionet parlamentare e
kishin vlerësuar të mbyllur me një marrëveshje të
arritur, me të cilën parashihej transmetimi i seancave
në gjuhen shqipe në kanalin e tretë të televizionit
shtetëror.
“Ata mund të bëjnë marrëveshje të ndryshme. Mund t'i
detyrojnë deputetët e tyre të sillen sipas atyre
marrëveshjeve. Por ato marrëveshje nuk më obligojnë
mua si depuetet i një partie tjetër politike që të
veprojë dhe të punojë konform asaj se si bien dakord
liderët e tre partive që janë në Qeveri” tha kryetari
i komisionit, Iljaz Halimi.
Edhe pse nuk ka mbajtuar asnjë mbledhje , Kuvendi ka
arritur të miratojë disa ligje në kompetencë të
komisionit për punë dhe politikë sociale, gjë që ka
irrituar zotin Halimi, i cili ka propozuar që të mos
veprojë asnjë komision, nëse vazhdohet me praktikën e
miratimit të ligjeve pa u dhënë mendim për të nga
komisionet përkatëse. “Kjo tregon se ne Parlamentin e
Maqedonise edhe pse ekzistojnë shumë komisione në
njëfarë mënyre paska mundësi për to të debatohet dhe
të miratohen në Parlament dhe m'u për këtë e shtroj
pyetjen se pse u dashka të ekzistojnë këto komisione", përfundon Halimi.

Isuf Kadriu, Shkup
XS
SM
MD
LG