Zyrtarët amerikanë po punojnë pa ndërprerje për të zbardhur cdo detaj të informacioneve nga agjencitë e zbulimit, që do mund të sqarojë planet e Al Kaidës për të sulmuar institucionet financiare në Uashington dhe Nju Jork.
Kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, ka bërë të ditur se shkalla e gatishmërisë është ngritur në portokalli, që përkon me nivelin e lartë të rrezikut për sulme terroriste.
"Informacionet e shërbimeve të zbulimit kanë ofruar detaje konkrete, që dëshmojnë për plane specifike. Cilësia e këtyre informacioneve është e bazuar në disa burime dhe është alarmuese sa i përket shkallës së rrezikut dhe detajeve konkrete", ka thënë Ridge, i cili ka thënë se institucionet më të kërcënuara janë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington, bursa amerikane dhe një numër bankash e kompanish sigurimi që gjenden në Nju Jork.
Shërbimet e zbulimit kanë saktësuar se sulmet me automjet-bombë janë më të mundshmet. Për të mënjanuar sulme të tilla zyrtarët e Nju Jorkut kanë bllokuar tunelin që lidh Manhatenin, pjesën qëndrore të Nju Jorkut, me Nju Xhersin, për të mbrojtur disa nga institucionet e kërcënuara.
Njëherësh masa të rrepta sigurie janë vendosur edhe për hyrjen në ndërtesat e institucioneve financiare, cfarë duket se do të komplikojë përditshmërinë e qindra mijëra njerëzve që jetojnë apo punojnë në këto zona.
Duke folur për burimet e informacionit kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Ridge ka theksuar:
"Raportet që kanë cuar në rritjen e gadishmërisë janë rezultat i shërbimeve të zbulimit, të cilat janë tepër aktive si dhe nga bashkëpunimi me aleatët tanë në botë, sic është rasti i Pakistanit."
Sipas mediave amerikane informacionet janë gjetur në një numër dokumenatash të kapura në një bazë të Al Kaidës në Pakistan.
Këtë bashkëpunim ekspertja britanike nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve, Sendy Bell, e cilëson si arritje të madhe të shërbimeve amerikane të zbulimit, pas mësimeve të dala nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.
"Në të gjithë botën sulmet e 11 shtatorit ishin një kambanë alarmi. Dhe ajo që kemi kuptuar vecanërisht nga raportet e fundit është se për të pasur sukses në luftëra të tilla është e nevojshme një përgjigje e bashkërenduar. Dhe mendoj se ajo që po fillojmë të shohim është bashkërendimi me njëri-tjetrin apo vendosja e tekonologjive të reja në praktikë. Mendoj se është shënuar përparim", thotë ekspertja britanike Bell.
Megjithatë ekspertët thonë se mbledhja e informacioneve nga ana e agjencive të zbulimit mbetet problematike, pasi Al-Kaida nuk është një strukturë homogjene.
Eksperti tjetër i cështjeve të sigurisë Daniel Neep sqaron:
"Ne duhet të kemi parasysh edhe shkallën e zhvillimit të Al-Kaidës gjatë viteve të fundit. Nuk është më ai rrjet i thjeshtë e i vjetër i Al Kaidës i drejtuar nga Bin Laden. Është më shumë një strukturë laramane dhe Al Kaida përdoret më shumë si një emër firme se sa si domethënie e së njëjtës organizate terroiste", thotë eksperti Neep.
Duke pasur parasysh këto zhvillime kreu i Departamentit amerikan të Sigurisë, Ridge ka theksuar se nevoja për sulme parandaluese është urgjente.
Breffni O'Rourke, Evropa e Lirë