Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot do të diskutojë për gjendjen në Kosovë.
Bazë për diskutimet e 15 anëtarëve të Këshillit do të jetë raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
Në raportin, Kofin Annan thotë se në Kosovë ende kanë mbetur pasojat fizike dhe psikologjike nga dhuna e marsit, që rezultoi me shkatërrimin e një numri të shtëpive të serbëve dhe kishave ortodokse.
Në trazirat, 19 persona humbën jetën dhe mbi 900 u lënduan.
Annan u ka bërë thirrje liderëve lokalë t'i shtojnë përpjekjet për t'i ndejkur përgjegjësit për dhunën, t'i përmirësojnë kushtet e sigurisë si dhe qasjen në shërbimet publike, me qëllim që personat të cilët janë detyruar të largohen, të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG