Ndërlidhjet

PRAGË


"Ka ardhur koha që në Kosovë të merren vendime kyçe, mirpo ndoshta shefi i ri i UNMIK-ut i ka gjasat më të vogla për sukses se sa katër paraardhësit e tij të cilët e përfunduan mandatin para kohe", vlerëson gazeta çeke "Hospodarske Noviny".
Debati kryesor zhvillohet rreth çështjeve të vetqeverisjes dhe decentralizimit të Kosovës, ku tendenca për forcimin e administrimit ndërkombëtarë dhe shtyrjen e statusit kundërshtohet me kërkesat që ti jepet fund sundimit kolonial në Kosovë.
Shqipëtarët pohojnë se bashkësia ndërkombëtare e pengon zhvillimin e tyre sepse vazhdimisht i shtyn bisedimet për statusin final të Kosovës, e cila po ngulfatet me krizën ekonomike.
Gazeta çeke shkruan se pavarsia e Kosovës kryesisht refuzohet nga Bashkimi Evropian, i cili druan se kjo do të ndikojë në ndarjen e Malit të Zi dhe shqipëtarëve në Maqedoni ose në shkatërrimin e Bosnjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG