Ndërlidhjet

BAGDAD


Bisedimet ndërmjet delegatëve të konferencës Kombëtare të Irakut dhe al-Sadrit që ishin paraparë për sot kanë dështuar, dhe janë shtyer për kohë të pacaktuar. Qëllim i këtyre bisedimeve ishte ndërpreja e luftimeve ndërmjet forcave të klerikut radikal Moqtada al-Sadr dhe forcave amerikane në Najaf.
Ndërkohë Irani ka ftuar Kombet e Bashkuara të intervenojnë me qëllim të ndaljes së luftimeve. Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan është shpehur i gatshëm të ndihmojë në ndërmjetësimin që do të përfundonte dhunën në Najaf. Fred Ekhard, zëdhënës i Kofi Ananit tha me kete rast se "Sekretari i përgjithshëm, lidhur me këtë çështje është shprehur i gatshëm të luajë rolin e ndihmësit, nëse do të mund të ndihmonte, dhe nëse të gjitha palët do të pajtoheshin".
XS
SM
MD
LG