Hajredin Kuçi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Kuçi shefi i ri i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen në deklaratat e tij të para ka premtuar një dinamizim si të bartjes së kompetencave tek institucionet vendore, ashtu edhe të zbatimit të standardeve. A do të ndryshojë diçka në skenën politike qasja e tij rreth problemeve në Kosovë?
HAJREDIN KUÇI
Zoti Petersen ka ardhur në Kosovë me një imazh mund të themi jo aq të mirë të UNMIK-ut. Duket se deklarimet e tij të para janë në ndërtimin e imazhit të UNMIK-ut, por njëkohësisht edhe të dinamizimit të jetës politike dhe institucionale.
Unë besoj se ai do t’i ketë vërejtur lëshimet paraprake të UNMIK-ut dhe do ta ketë parasysh perspektivën edhe në bartjen e kompetencave si dhe të standardeve. Besoj se qëndrimet e tij të para janë pozitive. Në aparencë duken shumë të mira edhe për qytetarët e Kosovës. Por, presim që ai të lirohet nga byrokracia e UNMIK-ut dhe të punojë më shumë me institucionet. Mbi të gjitha të mos lejojë që prioritetet e institucioneve të Kosovës dhe të UNMIK-ut të jenë të ndryshme, por të jenë të njëjta.
RADIO EVROPA E LIRË
Bazuar në deklaratat e tij se do të ketë dinamizim të zbatimit të standardeve. Si e shihni Kosovën në mesin e vitit 2005?
HAJREDIN KUÇI
Unë mendoj se ne shpesh kemi shpresa të mëdha për vitet që vijnë, por në Kosovë fatkeqësisht vitet e imitojnë njëra-tjetrën, apo problemet barten nga një vit në vitin tjetër. Unë besoj se do të japim shenja të qarta të implementimit të standardeve, por nuk kam mendim të plotë se do t’i plotësojmë tërësisht ato, sepse standardet janë diçka që duhet të jenë në proces. Por, viti 2005 besoj se do të jetë me një imazh më të mirë për Kosovën, me një gadishmëri që janë filluar standardet, me një pozitë më të mirë besoj edhe të minoriteteve dhe një integrim të tyre në shoqërinë kosovare, në mënyrë që fillimi i zgjidhjes së statusit politik, i cili nuk mendoj se do të zgjidhet në vitin 2005, të na gjejë të gatshëm për probleme të mëdha. Dhe mbi të gjitha të fitojmë besimin e bashkësisë ndërkombëtare se pas fitimit të pavarësisë do të menaxhojmë mirë. Pra, nuk është problemi se çfarë do të bëjmë deri në pavarësimin e Kosovës, por mbi të gjitha fitimi i besimit se çfarë pavarësie dhe çfarë shteti do të ndërtojmë. Besoj se do të japim shenja pozitive në këtë drejtim.
RADIO EVROPA E LIRË
Ju përmendët minoritetet, ndërkohë që zoti Jessen Petersen ka thënë se sfida më e madhe është pjesëmarrja gjithëpërfshirëse në zgjedhje, pra edhe e komunitetit serb. Sipas jush, çfarë mund të bëjë ai, por edhe institucionet vendore, për t’i bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme?
HAJREDIN KUÇI
Unë mendoj se zoti Jessen Petersen dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë fjalën gati kryesore. Institucionet dhe liderët politikë i kanë bërë thirrje minoritetit serb që të integrohet në jetën tonë isntitucionale. Mendoj se këtu duhet të bëhet një presion më i madh mbi Beogradin, ngase ne kemi mendime të ndara me serbët e Kosovës për pjesëmarrje. Unë nuk besoj se ata nuk do të marrin pjesë, ata do të marin pjesë, por është një lojë për të fituar sa më shumë në kohë dhe për të fituar sa më shumë në negociim. Mendoj se kushtet dhe kërkesat e arsyeshme duhet të realizohen para dhe pas zgjedhjeve, por nuk besoj se duhet të bëhen lëshime të mëdha, të cilat do ta dëmtojnë procesin e tërësishëm në Kosovë. Mbi këtë bazë pjesëmarrja e tyre është shumë e mirë dhe positive. Por, ata nuk mund të jenë peng të proceseve të zhvillimit në Kosovë. Pra, bashkësia ndërkombëtare duhet ta indentifikojë fajtorin dhe mbi bazën e parakushteve dhe shantazheve të tilla nuk guxon dhe nuk duhet të bëjë lëshime, të cilat në një situatë normale nuk do të bëheshin.
RADIO EVROPA E LIRË
Administrata ndërkombëtare ka thënë se Grupi i Kontaktit tashmë ka marrë në shqyrtim planin e qeverisë serbe për gjendjen në Kosovë. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë çështje?
HAJREDIN KUÇI
Unë mendoj se këtu duhet të flasim për dy çështje. Çështja e parë për decentralizimin, një projekt i qeverisë së Serbisë dhe e dyta për çështjen politike.
Sa i përket decentralizimit mendoj se projekti iofruar nga Ministria e Shërbimeve Publike dhe grupi ndërkombëtar që vepron në Kosovë është një projekt racional, që ofron të drejta dhe shërbime për qytetarët dhe kapacitete për ndërtimin e këtyre të drejtave dhe shërbimeve.
Ndërsa projekti i qeverisë së Serbisë është mbi të gjitha mbi të drejtën apo sovranitetin territorial të Kosovës.
Pra, këtu kemi dy dallime diametralisht të kundërta dhe mendoj se këtu duhet të jetë një vijë e kuqe. Pra, kur flasim për decentralizimin flasim për të drejtat si qytetarë, por jo mbi bazën e sovranitetit territorial.
Besoj se këtë e ka të qartë edhe zoti Jessen Petersen edhe bashkësia ndërkombëtare dhe nuk besoj se do të bëhet ndonjë bisedë apo lëshim në këtë drejtim. Në anën tjetër besoj që Grupi i Kontaktit shqyrton çdo projekt që i ofrohet, por nuk besoj se do të pajtohet me projektet që ofrohen nga dioptria politike serbe, që mbi të gjitha pretendon integritetin territorial të Kosovës dhe më së paku i intereson e drejta e vetëvendosjes së Kosovës dhe stabiliteti ekonomik e politik.
RADIO EVROPA E LIRË
Z. Kuçi javën e ardhshme Grupi i Kontaktit do të diskutojë për Kosovën. Çfarë prisni nga ky takim?
HAJREDIN KUÇI
Po mendoj se takimi i fundit i Grupit të Kontaktit ishte më pozitiv, duke e parë gjendjen në Kosovë si reale dhe me perspektivë.
Nga ana tjetër mendoj se ky takim i Grupit të Kontaktit nuk duhet të shndërrohet si grupet e tjera –në takim kurtuazie. Mbi të gjitha duhet t’i afatizojë disa çështje. T’u vëjë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare disa detyra para vetes dhe të kërkojë bartësit e këtyre përgjegjësive.
Nga ana tjetër nëse vetëm shkojmë në takime rutinore do ta humbin efektin dhe nuk do të kemi diçka konkrete.
Pres shumë që të afatizohen gjërat dhe të identifikohen problemet dhe të identifikohen bartësit e këtyre zgjidhjeve në Kosovë.
Intervistoi Albana Isufi