Ndërlidhjet

CHENEY KRITIKON DEMOKRATIN KERRY NË ÇËSHTJET E SIGURISË


ROBERT McMAHON

Nënpresidenti amerikan Dick Cheney i vuri vulë Konventës së Partisë Republikane duke i sulmuar qëndrimet e sfiduesit demokrat John Kerry në çështjet e sigurisë kombëtare.
Cheney e mbrojti doktrinën amerikane për sulme parandaluese, dhe gjithashtu tha se përpjekjet jo-ushtarake të administratës kundër terrorizmit do të paraqesnin nënshtrim në planin e mospërhapjes së armëve.
Dy ditë pas dominimit të konventës nga republikanët e moderuar, të mërkurën konventa mori kahjen tjetër.
Cheney tha se presidenti George Bush është përgjigjur me efektivitet ndaj kërcënimeve të menjëhershme. Ai tha se administrata ka filluar ta zbatojë strategjinë e sigurisë, dhe ajo duhet të vazhdojë.
"Nën presidentin Bush, ne i zbatuam politikat e reja dhe krijuam institucione të reja për mbrojtjen e Amerikës, penguam dhunën terroriste. Lindjen e Mesme e larguam nga urrejtjet e mëparshme dhe e afruam drejt paqës së qëndrueshme, të cilën mjund ta sjellë vetëm liria", tha Cheney.
Në Konventën e demokratëve në Boston në korrik, sfiduesi presidencial John Kerry e akuzoi administratën e Bushit se i ka dobësuar përpjekjet amerikane në Irak meqë para luftës nuk ka bashkëpunuar me aleatët evropianë.
Cheney tha se administrata i priu koalicionit të aleatëve në rrëzimin e regjimeve në Afganistan dhe Irak, dhe e hodhi poshtë nocionin e rolittë Kombeve të Bashkuara në sigurinë kombëtare të Amerikës.
"Siç e bëri të qartë edhe presidenti, ka dallim mes udhëheqjes së koalicionit të shumicës, dhe nënshtrimit të qëllimeve të pakicës. George Bush asnjëherë nuk kërkoi leje për ta mbrojtur popullin amerikan", tha nënpresidenti Cheney, i cili gjithashtu e kritikoi dosjen 20 vjeçare të Kerryt si senator.
"Senatori mund të gabojë gjatë 20 viteve pa pasoja për kombin. Por presidenti gjithmonë e merr vendimin përfundimtar. Dhe, në këtë kohë të sfidave, Amerikës i duhet dhe Amerika e ka presidentin, te i cili mund të mbështetemi", tha Cheney.
Edhe më i ashpër ishte senatori Zell Miller nga shteti jugor Georgia. Miller është anëtar i partisë demokrate të Kerryt, por u tha pjesëmarrësve se vendosi ta mbështesë Bushin për shkak të udhëheqjes së tij në luftën kundër terrorit.
"Më shumë se 20 vjet, në çdo çështje të rëndësishme të sigurisë, John Kerry disa herë ka gabuar, ka qenë më i dobët dhe më i pavendosur se çdo figurë tjetër kombëtare", tha Miller.
Por derisa Cheney dhe Miller u përpoqën ta portretizojnë Kerryn si të pavendosur në çështjet kruciale, veterani nga Vietnami, po atë ditë mbajti një fjalim luftarak para veteranëve të shtetit jugor Tenessee. Ai tha se Bushi keq e kishte menaxhuar çdo hap në Irak, duke i dhënë dhënë shtytje terrorizmit në vend dhe në rajon.
"Çudi që administrata nuk ka plan të vërtetë për tranzicionin politik të pasluftës. Gjithë kjo ndodh përkundër paralajmërimeve të qarta dhe të përpikta nga Kongresi dhe ekspertët e rajonit", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG