Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero po përgatitet për ti prituar presidentin francez, Jacques Chirac dhe kancelarin gjerman, Gerhard Schroeder. Sipas agjencive të lajmeve, ky takim, që pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës, simbolizon kthimin e Spanjës në orientimin evropian në politikën e jashtme dhe, njëherësh, tërheqje nga lidhjet e theksuara të liderëve të mëparshëm të Spanjës me Uashingtonin. Në këtë aspekt, në një intervistë në radio, zoti Zapatero tha se "Spanja po kthehet në Evropë".