Ndërlidhjet

BAGDAD/NJU JORK


Ambasada amerikane në Bagdad ka kumtuar se nga autoritetet e Irakut ka marrë një trup pa kokë dhe ka konfirmuar se ky është trupi i pajetë i amerikanit, Jack Hensley. Grupi militant, Tawhid Wal Jihad dje ka thënë se ka vrarë me heqje koke edhe shtetasin e dytë amerikan që mbahej peng nga rrëmbyesit në Irak. Rrëmbyesit kërkonin lirimin e femrave irakiane të burgosura nga forcat e Shteteve të Bashkuara. Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, në Kombet e Bashkuara u tha sot reporterëve se Shtetet e Bashkuara "kurrë nuk do të bëjnë negociata me terroristët@. Ai tha se thellësisht ndjen keqardhje për dy personat që u vranë nga rrëmbyesit në Irak.
XS
SM
MD
LG