Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike Mark Grosman paradite ka qëndruar për vizitë në Beograd.
Pas bisedimeve që i ka zhvilluar me presidentin Boris Tadiq dhe me ministrin e Jashtëm Vuk Drashkoviq, zoti Grosman ka deklaruar se ai shpreson se liderët në Beograd do të gjejnë forma për të inkurajuar serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e Tetorit.
"Dëshirojmë të shohim deklarim të qartë të Beogradit se serbët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhje", ka thënë me këtë rast nënsekretari Grosman.
Ai ka vënë në pah se presidenti Boris Tadiq gjatë bisedimeve i ka kërkuar garanca për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe ka shtuar se presidentit të Serbisë i ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare mbështesin këtë kërkesë.
Zoti Grosman gjithashtu ka ftuar Beogradin që të veprojë më shpejtë për kapjen e Ratko Mlladiqit dhe 4 gjeneralëve të akuzuar për krime lufte.
"Besoj se Serbia dhe Mali i Zi tashmë janë duke bartur pasojat e faktit që Mlladiq dhe gjeneralët nuk janë në Hagë", ka thënë Grosman.
I pyetur nëse në Beograd ka ardhur që qeverisë së atjeshme t'i caktoj afatin për dorëzimin e Mlladiqit, zoti Grosman është përgjegjur duke thënë se "afati ka skaduar dje".
XS
SM
MD
LG