Ndërlidhjet

SHKUP


Shtetet e Bashkuara e mbështesin vizionin e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veriatlantike, ka deklaruar nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike Mark Grossman, pas takimeve me presidentin Branko Cërvenkovski dhe zyrtarë tjerë të lartë në Shkup.
Ai gjithashtu ka falënderuar Maqedoninë për rolin e saj në luftën globale kundër terroizmit.
Grossman ka thënë se Marrëveshja Kornizë dhe decentralizimi janë punë të vështira, por duhet të përmbushen, me qëllim që Maqedonia ta realizojë vizionin e saj drejt NATO-s dhe BE-së, si dhe që të jetë shoqëri shumetnike dhe e suksesshme.
Shpejtësia në rrugën e Maqedonisë drejt këtyre integrimeve do të përcaktohet nga referendumi për decentralizimin, tha nënsekretari Grossman.
XS
SM
MD
LG