Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kabineti palestinez shpalli gjendje të jashtzakonshme në territoret pasetineze, ndërsa forcat izraelite e vazhduan ofenzivën e tyre në veri të Rripit të Gazës.
Pasi i anuloi vizitat në Turqi dhe Rusi, kryeministri palestinez Ahmed Qorei e akuzoi Izraelin për "vrasje me gjakftohtësi".
"Ky është një krim i Izraelit, që synon t'i pengojë përpjekjet ndërkombëtare për paqe në Lindjen e Mesme. Është një krim i shëmtuar para syve të gjithë botës dhe para mediave. Fatkeqësisht, bota po hesht", tha Qorei.
Të paktën 47 palestinezë u vranë në 4 ditët e fundit, prej fillimit të operacioneve në Rripin e Gazës, për të cilat Izraeli tha se synojnë t'i parandalojnë militantët lokalë të shkrepin raketa kundër qyteteve izraelite.
Në operacionet e sotme e humbën jetën 7 palestinezë.
XS
SM
MD
LG