Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan i ka bërë thirrje komunitetit serb të merr pjesë në zgjedhjet e së shtunës.
Në deklaratën e bërë publike, Annan ka thënë se mënyra më e mirë që minoriteti serb t'i promovojë interesat e veta është duke marrë pjesë në votime.
Ai gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve shqiptarë të Kosovës t'i inkurajojnë të gjithë votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet.
Kofi Annan gjithashtu ka shfaqur shpresën se zgjedhjet do t'i forcojnë institucionet demokratike lokale.
XS
SM
MD
LG