Ndërlidhjet

ZGJIDHJET JO TË LEHTA PËR KOSOVËN


Financial Times

Një ditë i tërë Ballkani Perëndimor do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por rruga deri atëherë duket e gjatë për shumë vende të rajonit, posaçërisht për ata që gjenden në Kosovë. Pakica kombëtare serbe ka vendosur që të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme të së shtunës, pjesërisht për shkak të akteve të dhunshme të pjesëtarëve të komunitetit shqiptarë mbi serbët. Të dyja komunitetet dëshirojnë të dëshmojnë pamundësinë e një demokracie shumëkombëshe në Kosovë, por ato nuk duhet të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë.
Deri në mars të këtij viti, administratorët e Kombeve të Bashkuara kishin adoptuar një qasje më komode “Standardet para statusit”. Por, trazirat e marsit ishin një zile alarmi për egzistimin e një shkalle të rrezikshme të papërgjegjësisë dhe depresionit ekonomik, dukuri këto të cilat Kombet e Bashkuara kanë lejuar të rriten brenda popullatës shumicë të shqiptarëve. Kombet e Bashkuara kanë marrë vendim që të fillojnë bisedimet mbi statusin përfundimtar të Kosovës, pavarësisht nga fakti se nuk do të ishte mirë që dhuna të shpërblehet.
Por, nuk ka zgjidhje të lehta për Kosovën. Edhe pse shumica e serbëve të Kosovës jetojnë në veri të vendit, ndarja territoriale nuk do të ishte praktike, ky opsion madje është edhe politikisht i padëshirueshëm. Në anën tjetër, pavarësia e menjëhershme gjithashtu mund të keqinterpretohet, veçanërisht në rradhët e Këshillit të Sigurimit, me faktin se Kina dhe Rusia nuk do të dëshironin që nëpërmjet Kosovës të vihet ndonjë rast preçedent për fatin e Taivanit dhe Çeçenisë.
Kompromisi i fundit jo edhe aq i mirë do të ishte pavarësia e kushtëzuar, me një lloj garancie ndërkombëtare për të drejtat e pakicave. Për ta arritur një gjë të tillë, shqiptarët duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi për serbët, kurse këta të fundit duhet të binden se bojkotimi i votimeve nuk e nënçmon legjitimitetin e zgjedhjeve.
Beogradi duhet ta pranojë se një zgjidhje e negociuar është në interes të serbëve të Kosovës. Komoditeti i Bashkimit Evropian mbi Serbinë është i kufizuar për shkak të kundërshtimit të këtij vendi për të dyshuarit për krime lufte dhe për t’i dhënë fund ndihmës që u jep atyre. Sidoqoftë, Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është gjithashtu brenda Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG