Qeveria polake i hodhi poshtë kërkesat e pengmarrësve për largimin e trupave polake nga Iraku, ndërsa ministri i Mbrojtjes Jerzy Szmajdzinski tha se "Polonia nuk bashkëpunon në plotësimin e kërkesave të pengmarrësve".
Ekstremistët irakienë në një video incizim të transmetuar në televizionin Al-Jazeera shfaqën pamjet e një gruaje polake të rrëmbyer në Irak.
Al-Jazeera tha se gruaja u bënte thirrje trupave polake të largohen nga vendi, ndërsa autoriteteve amerikane dhe irakiene, t'i lirojnë të gjitha gratë nga burgu Abu Ghraib.
Polonia komandon me rreth 6 mijë trupa nga 15 vende, përfshirë 2.400 trupat polake.