Ndërlidhjet

DAYTON/OHIO


Kandidati presidencial demokrat John Kerry i kritikoi
politikat e presidentit George Bush në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë.
Kerry u paraqit në një kishë të afrikano-amerikanëve në Ohio, shtet i rëndësishëm për garën presidenciale.
Ndërkaq Bushi, edhe pse nuk është katolik, shërbesat kishtare i bëri në kishën katolike në Miami të Floridës, për të tërhequr sa më shumë votues për mandatin e dytë.
Me afrimin e zgjedhjeve, Bush dhe Kerry gjithashtu i komentuan edhe deklaratat e Osama bin Laden, orkestruesit të sulmeve terroriste të 11 shatorit.
Bushi tha se rrjeti Al Kaida ende paraqet rrezik për Amerikën, ndërsa Kerry tha se Shtetet e Bashkuara duhej të përqëndrohen në kapjen e bin Ladenit, në vend që të ndërmerrnin luftën në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG