Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq ka thënë se pavarësia dhe ndarja është fati i Kosovës."Nga ajo që kam parë, dëgjuar dhe ndjerë në 4 vitet e fundit pavarësia është cështje kohe", i ka thënë agjencisë Reuter, Zhivkoviq. Ai ka shtuar se kjo do të ndodh me ndarjen e veriut.
"Të paktën ajo pjesë duhet të mbetet nën Serbinë", ka thënë Zhivkoviq.
Ndërkohë, zyrtarët me të lartë të Beogradit kanë filluar sonte një takim në të cilin po bisedojnë për strategjinë për Kosovën. Në takimin, e organizuar nga kryeministri Vojisllav Koshtunica nuk po merr pjesë presidenti serb Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG