Ndërlidhjet

KABUL


Qeveria afgane e ka shqyrtuar mundësinë të ofrojë para për lirimin e tre pengjve të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar një zyrtar i qeverisë.
"Mundësia është diskutuar nga zyrtarët e lartë të qeverisë", tha për agjencinë Reuters një zyrtar i qeverisë.
Më parë, militantët u kërcënuan se do t'i vrasin pengjët nëse qeveria deri sot nuk i liron 26 talibanët e burgosur, por Khalid Agha, njëri nga ata që pohojnë se flasin në emër të grupit Ushtria e Myslimanëve, i ka thënë sot agjencisë Reuters se për fatin e të rrëmbyerve, grupi do të vendosë të martën në mbrëmje.
Shqipe Hebibi, Aneta Flannigan dhe Angelito Nayan u rrëmbyen në tetor.
XS
SM
MD
LG