Ndërlidhjet

KIJEV


Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare i Ukrainës, i udhëhequr nga presidenti Leonid Kuçma, kërkoi sot nga rajonet lindore të vendit që të zmbrapsen nga lëvizjet për autonomi.
Thirrja e këshillit vjen pas thellimit të krizës të shkaktuar nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të 21 nëntorit.
Kryeministri promoskovit Viktor Yanukovich, i cili përkrahet nga rajonet lindore, është shpallë fitues nga zyrtarët e zgjedhjeve, por sfiduesi i tij Yushchenko thotë se zgjedhjet janë manipuluar.
Rajonet lindore kanë kërkuar autonomi nëse Yushchenko vjen në pushtet.
Yanukovich u tha sot liderëve të atjeshëm se Ukraina është në rrezik të kolapsit dhe kërkoi qetësim për të evituar gjakderdhjen.
Në Kiev, para përkahësve të tij, Yushchenko tha se kërkesa për autonomi shkel kushtetutën. Ai paralajmëroi autoritetet që të mos përdorin forcën:
"Armët nuk i ndihmojnë sot pushtetit. Po i paralajmëroj. Nëse dëgjojmë se po përgatiten për përdorimin e dhunës, ne do të tërhiqemi nga bsiedimet dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate", tha Yushchenko.
Përfaqësuesit e dy kandidatëve presidencialë mbajtën më herët një takim, me qëllim të zgjidhjes së krizës në vend, por presidenti Leonid Kuçma tha se bisedimet nuk ishin të mira. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kërkuan sot raund të ri të votimeve dhe dhënie fund konfliktit që pasoi zgjedhjet presidenciale.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG