Ndërlidhjet

NJU JORK


Qeveria e përkohshme e Irakut dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kombet e Bashkuara që ta përshpejtojnë shtimin e pranisë në Irak për të ndihmuar në përgatitjet për zgjedhjet e 30 janarit. Në këtë aspekt, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Danforth mbrëmë vonë tha:

-Ne kërkojmë nga Kombet e Bashkuara që të dërgojnë personel plotësues në terren. Kjo gjë është esenciale për të ardhmen e Irakut dhe veçanërisht për suksesin e zgjedhjeve të janarit.

Ambasadori i Irakut në Kombet e Bashkuara, Samir Sumaidaie akuzoi Organizatën botërore se me arsyetimin për situatën jo të mirë të sigurisë po i shmanget pranisë më të gjërë në Irak. I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkluara në Irak, Ashraf Qazi tha se është e arsyeshme që OKB-ja ta ketë parasysh ambientin e sigurisë në Irak.
XS
SM
MD
LG